Showbiz

Pamela Anderson thotë se AI-ja po i bën njerëzit të duken “të mërzitshëm”

Pamela Anderson ne ballinen e Harper's Bazaar

Pamela Anderson në ballinën e Harper's Bazar

Aktorja e njohur, Pamela Anderson, e cila ka kohë që po shfaqet pa grim duke vënë në pah bukurinë natyrale, ka thënë se inteligjenca artificiale (AI) dhe efektet e fotografive po i bëjnë njerëzit të dukën “të mërzitshëm”.

Ajo po do që t'i sfidojë normat e bukurisë, duke i inkurajuar njerëzit që ta “përqafojnë” bukurinë natyrale ashtu siç bën ajo.

“Mendoj se me AI e efekte të fotografive, njerëzit po duken të mërzitshëm. Dua t'i sfidoj normat e bukurisë, gjithmonë kam qenë rebele. Kurrë nuk e kam shikuar dikë e të them ‘dua të dukem edhe unë ashtu’. Dua vetëm të shoh se kush jam”, ka thënë ajo në intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar.

Ajo tutje ka thënë se bukuria natyrale është gjithçka që ajo posedon dhe i dorëzohet me lumturi këtij fakti.

“Është liri të dish se mund të ecësh mbi tepih të kuq pa as edhe një vijë grimi në fytyrë. Pse të mos e bëj? Burrat e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Anderson.

Aktorja e projektit të famshëm filmik, “Baywatch”, e cila ka dy fëmijë, Brandon Thomasin, 29 vjeç, dhe Dylan Jagger, 27 vjeç, me ish-burrin e saj Tommy Lee, po e shijon lirinë dhe pavarësinë, që sipas saj, ia ka “siguruar” beqaria.

“Më pëlqen të jem në hapësira kreative, aty jam e lumtur. Me duket si hapësirë romantike, por kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me burrat apo lidhjet. Ka të bëj me të parit se si je vet e ndërtuar dhe se çfarë kontributi duhet të japësh në këtë botë”, ka thënë tutje aktorja.

57 vjeçja ka treguar se këtë pjesë të jetës se saj po do ta jetojë në mënyrë sa më origjinale që të jetë e mundur.

Anderson, e cila ka qenë e martuar pesë herë, ka pranuar se do t’i duhet me të vërtetë t'i besojë dikujt në mënyrë që ta konsiderojë të hyjë sërish në ndonjë lidhje.

“Me duket sikur më është ofruar një mundësi e dytë, pasi jo çdo kush mund ta ketë këtë mundësi, kam shansin ta ndërtojë rrugën ashtu siç dua vetë”, ka thënë ndër të tjera ylli.