Ylli i filmit Jamie Lee Curtis tregoi admirim për aktoren dhe aktivisten Pamela Anderson në një postim frymëzues në Instagram gjatë fundjavës, raporton ABC News.
Curtis postimin e saj e titulloi “Revolucioni natyror i bukurisë ka filluar zyrtarisht”.
“Pamela Anderson, në mes të javës së modës me kaq shumë presione mediatike, u paraqit dhe kërkoi me plot të drejtë ulësen e saj në tavolinë, pa asgjë artificiale në fytyrën e saj. Jam kaq e impresionuar dhe e befasuar nga ky akt guximi dhe rebelimi", ka shkruar aktorja Curtis.
Në Postim ajo ka shtuar edhe fotografi të Andersonit, në të cilat ajo duke e mahnitshme në një fustan të verdhë, derisa ndiqte shfaqjen e brendit “Isabel Marant” në Javën e Modës në Paris.
Anderson i mbante flokët e gjata të lëshuara, por të larguara pak nga fytyra e saj për të shfaqur pamjen e saj të freskët e pa grim.
Anderson ka treguar se po e praktikon një stil më natyral, pasi mikja e saj e dashur, grimerja Alexis Vogel vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2019.
"Ajo ishte më e mira", i tha Anderson revistës “Elle” në një intervistë gushtin e kaluar.
Pamela Anderson zbulon arsyet se përse ka vendosur të dalë e pagrimuar
Komentet mbi postin e Curtis kanë qenë të kufizuara, por mijëra persona, përfshirë të famshmit e tjerë kanë shkruar komente pozitive për Pamelan.
"E dua këtë. Siguri e bukur për veten", ka shkruar ylli Selma Blair.