Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Rodrigo rrëzohet gjatë koncertit në Australi

Olivia Rodrigo

Olivia Rodrigo është rrëzuar në skenë, gjatë një koncerti në Australi.

Në një video që po qarkullon në internet, shihet teksa këngëtarja amerikane bie poshtë gjatë performancës së saj, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo Rodrigo ngrihet shpejtë dhe u tregon fansave se është mirë.

"Ishte kënaqësi. Unë jam mirë. Ndonjëherë është vetëm një vrimë në skenë”, deklaron ajo pasi që ngrihet.

Gafa ka ndodhur teksa muzikantja po performonte para mijëra fansave në Rod Laver Arena të Melburnit të hënën mbrëma në turneun e saj "Guts World Tour".

Rodrigo ka arritur të mbledh numrin më të madh të fansave gjatë një koncerti në Manila të Filipineve, ku ishin prezent rreth 50,000 njerëz. 

Ajo do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në qershor të vitit 2025, për koncerte të riplanifikuara në Mançester Co-Op Arena.