Këngëtarja me famë botërore, Madonna, të dielën mbrëma është rrëzuar në skenë derisa po performonte në Seattle, në kuadër të turneut të saj “Celebration”, shkruan The People.
65-vjeçarja u rrëzua derisa po këndonte hitin “Open your heart”, pasi një nga valltarët e saj tërhoqi karrigen. Ylli e menaxhoi situatën mirë pasi u shtri në skenë duke vazhduar këndimin derisa kameramani shkoi dhe i ndihmoi të ngrihej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e vazhdoi pjesën e mbetur të këngës sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Fansat e këngëtares ndanë shumë video ku shihet Madonna duke u rrëzuar. Megjithatë shumë nga komentet ishin pozitive duke shkruar se artisja e menaxhoi shumë mirë situatën.
“Ajo është Mbretëresha për një arsye”, kishte shkruar njëri nga fansat.
“Ajo buzëqeshje ishte gjithçka”, ka shkruar një tjetër.
Madonna, 65, takes a tumble on stage falling off a chair - but makes a quick recovery as she gets back up with a smile while performing in Seattlehttps://t.co/bBjjlfD2CT pic.twitter.com/yXRoFTDt1F
— Brightly (@BrightlyAgain) February 19, 2024