Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna befason fansat me paraqitjen në Coachella

madonna

Madonna i befasoi fansat në Coachella duke bërë një paraqitje të papritur si e ftuar gjatë performancës kryesore të së premtes në mbrëmje të Sabrina Carpenter.

Mbretëresha e Pop-it, Madonna, iu bashkua Carpenterit në skenë për një duet të këngëve Vogue, Like A Prayer, si dhe një këngë që duket të jetë nga albumi i ri i Madonnas.

Performanca erdhi pas disa ditësh spekulimesh se Madonna do të shfaqej në festivalin që zhvillohet në Kaliforni.

Të mërkurën, Madonna konfirmoi zyrtarisht publikimin e albumit “Confessions II”, një vazhdim i albumit të saj të vitit 2005 “Confessions on a Dance Floor”.

Pasi Carpenter përfundoi interpretimin e këngës Juno, Madonna doli në skenë ndërsa dëgjohej hyrja e “Vogue” dhe balerinët merrnin pozicione.

Edhe Madonna do të performojë në MTV VMAs për herë të parë pas 23 vjetësh Showbiz Madonna do të performojë në MTV VMAs për herë të parë pas 23 vjetësh

“Faleminderit shumë që më ftove në shfaqjen tënde”, tha Madonna.

Madonna u shfaq për herë të parë në Coachella në vitin 2006, duke performuar në “Sahara Tent” në vend të skenës kryesore, me albumin “Confessions On A Dance Floor”. Ajo u rikthye më vonë në festival, duke bërë një paraqitje gjatë performancës së Drake në vitin 2015, ku pati edhe një moment viral kur e puthi atë.