Dy ikonat e muzikës pop, Madonna dhe Kylie Minogue, kanë publikuar këngën “Love Sensation (Afterhours Mix)”, duke realizuar një bashkëpunim që fansat e prisnin prej vitesh, ka shkruar Billboard.
Dyshja e prezantoi për herë të parë versionin remix gjatë “WorldPride” në Amsterdam, ndërsa tani kënga është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.
“Love Sensation” është pjesë e albumit “Confessions II” të Madonnës dhe ka nisur të ngjitet menjëherë në klasifikimet e muzikës dance.
Para publikimit, Monigue kishte mohuar zërat se ishte pjesë e albumit.
“Ishte thjesht një thashetheme. U përfol se isha në albumin e saj, por nuk ishte e vërtetë”, pati thënë ajo.
Edhe
Kylie Minogue shpreh dëshirën për bashkëpunim me Madonnan
Megjithatë, ajo kishte pranuar se mezi priste ta dëgjonte projektin.
“Jam shumë e emocionuar ta dëgjoj të gjithin”, pati thënë këngëtarja.
Në vitin 2024, Minogue ishte mysafire surprizë në turneun “Celebration Tour” të Madonnës në Los Angeles. Në atë kohë, ajo kishte thënë se nuk kishte pasur bisedime për një bashkëpunim, por ishte e hapur ndaj idesë.
“Sigurisht që do të bashkëpunoja me Madonnën. Nuk kemi folur për këtë, por nëse do të ndodhte, do të ishte fantastike”, ka thënë ajo.
Minogue e ka përshkruar performancën e tyre të përbashkët si një moment të paharrueshëm.
“Ishte një natë e jashtëzakonshme. Ishim thjesht dy artiste që festonim dhe mbështesnim njëra-tjetrën”, pati thënë ajo.
Edhe Madonna pati fjalë të ngrohta për kolegen e saj.
Edhe
Madonna shndërron sheshin “Times Square” në një klub nate
“Është privilegj për mua të këndoj me Kylien. Ajo është një luftëtare e vërtetë. Zoti të bekoftë dhe mos u dorëzo kurrë”, ka thënë ylli.
Performanca e tyre në vitin 2024, ku interpretuan “I Will Survive” dhe hitin “Can't Get You Out of My Head”, u konsiderua nga fansat si paralajmërimi i një bashkëpunimi që më në fund është bërë realitet.