Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna prezanton dy këngë të reja në një klub nate në Hollywood

Madonna

Madonna

Këngëtarja e njohur, Madonna, ka rikthyer vëmendjen me një paraqitje të befasishme në një nga klubet më të famshme të Hollywoodit, ku prezantoi dy këngë të reja dhe krijoi një atmosferë elektrizuese.

Të shtunën në mbrëmje, në klubin legjendar “The Abbey”, këngëtarja 67-vjeçare u shfaq papritur pas DJ-it rreth orës 00:53, duke çmendur publikun e mbledhur. Radha e gjatë jashtë klubit tregonte qartë se ishte një nga ngjarjet më të kërkuara të natës, edhe pse jo të gjithë arritën të futeshin brenda, ka shkruar The Hollywood Reporter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja, e quajtur “Club Confessions”, ishte një festë njëditore që shërbeu edhe si ditëlindje për Tristan Schukraft, pronar i klubit dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë MISTR. Por për fansat, ishte edhe një mundësi e rrallë për të dëgjuar për herë të parë muzikë nga projekti i ri i Madonnës, “Confessions II”, që pritet të publikohet më 3 korrik.

E veshur me një korse rozë të çelët, që kujtonte një veshje ikonike të saj nga festivali “Coachella”, Madonna ka prezantuar dy këngë të reja: “Love Sensation” dhe “Freedom”.

Gjatë setit, ajo këndoi edhe këngën e saj të re “I Feel So Free”, si dhe hitin e vitit 2005 “Hung Up”. Pas saj, DJ dhe producenti Stuart Price, bashkëpunëtor i vjetër në albumin “Confessions on a Dance Floor”, vazhdoi të mbajë ritmin e festës.

Në skenë performuan edhe artistë si Romy dhe DJ Mez Monty, të cilët sollën këngë të njohura, duke përfshirë edhe materiale të Ariana Grande.

Nga pas DJ-it, Madonna udhëhoqi turmën me energji të fortë, duke bërë thirrje motivuese.

“Mos prit. Merre. Mos prit. Merre. Merre lirinë tënde! Ngrini duart lart! Ngrini duart lart!”, ka thënë këngëtarja.

Në një moment tjetër, ajo i kërkoi publikut të ishte më i pranishëm që ta shijonin më shumë mbrëmjen.

“Vendosni telefonat poshtë dhe shijoni muzikën”, i ka thënë Madonna turmës.

Ajo gjithashtu udhëhoqi një thirrje kolektive me publikun.

“Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjmë!”, ka thënë tutje ajo.

Në mesin e të ftuarve kishte emra të njohur si Lourdes Leon, Cara Delevingne, Tom Daley, Lily Allen, Addison Rae dhe shumë të tjerë nga bota e showbizit.

Madonna ka publikuar për herë të fundit një album studio në vitin 2019, “Madame X”, ndërsa projekti i ri pritet të shënojë rikthimin e saj në skenën muzikore me një epokë të re.