Këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin, është rrëzuar në një gropë që ishte në skenë, përgjatë një performimi në Stadiumin Marvel në Melbourn.
Përgjatë koncertit ylli po fliste me turmën, ndërkohë që kur eci prapa ra në një hapësirë të rrumbullakët që ishte e hapur, ka shkruar The Guardian.
Pamjet e ngjarjes janë kapur nga kamerat e telefonave të adhuruesve që ishin të pranishëm në stadium.
Thank god Chris Martin from @coldplay is okay after he fell through the trap door on the stage 🙏 #ColdplayMelbourne #MusicOfTheSpheres
— JAKE FLAGPIES23 🏆🖤🤍 (@IncrediblyBozza) November 3, 2024
🎥 - @CovidPete pic.twitter.com/CfisyZCrh6
“Kjo nuk ishte e planifikuar, faleminderit që më kapët”, ka thënë Martin ndërsa u ngjit sërish në skenë.
Incidenti ka ndodhur tri javë pas një rrëzimi të ngjashëm që i ndodhi këngëtares Olivia Rodrigo, por në një tjetër vend. Ajo ka rënë në një hapësirë të rrumbullakët që ndodhej në skenë, ndërkohë që po performonte në stadiumin Rod Laver Arena, po ashtu në Melbourn.
Pamjet ku shihet Rodrigo duke u rrëzuar po ashtu janë kapur në video nga adhuruesit e pranishëm në koncertin e saj.
Edhe
Chris Martin bën shaka me “skandalin e kiss-cam” në koncertin e parë të Coldplay pas videos virale
“Jam mirë. Uau. Ndonjëherë ndodhet një birë në skenë. Në rregull është. OK. Ku mbeta?”, ka thënë këngëtarja pas rrëzimit.
LEXO EDHE:
-
Olivia Rodrigo rrëzohet gjatë koncertit në Australi
-
Rrëzohet në koncertin e Coldplay burri që tentoi të hipte në skenë me flamurin izraelit
-
Flet për herë të parë gruaja e skandalit “kiss cam” në koncertin e Coldplayt
-
Flet për herë të parë gruaja që u shfaq në ekranin e koncertit të Coldplay duke u përqafuar me shefin