Këngëtarja amerikane, Nicki Minaj, raportohet se është paditur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit nga ish-menaxheri i saj i turneut, Brandon Garret.
Reperja 42-vjeçare po akuzohet se ka goditur dhe qortuar Garrett, gjatë turneut të saj 'Pink Friday 2' vitin e kaluar.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ dhe Variety, padia buron nga një incident i supozuar pas shfaqjes së Nickit në Little Caesars Arena të Detroitit, më 21 prill 2024.
Brandon pretendon në padinë e tij se artistja e ka goditur me shuplakë dhe e ka sulmuar verbalisht gjatë një paqartësie me anëtarët e stafit.
Ai ka paraqitur një ankesë në policinë e Detroitit dhe po kërkon dëmshpërblim.
Avokati i Nickit e ka cilësuar padinë si "joserioze" dhe i ka mohuar akuzat, teksa ka theksuar se ajo ende nuk e ka marrë ankesën.
-
Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge
-
Një ish-shoqërues ka paditur Cassien për dëmet psikologjike që thotë se ia shkaktuan festat e P.Diddyt
-
Kylie Jenner paditet sërish
-
Kylie Jenner paditet nga ish-punonjësja për ngacmim, diskriminim e shkelje të të drejtave
-
Nicki Minaj e mbështet Trumpin pasi mendon se ka kaluar edhe vetë përvoja të ngjashme