Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge

Beyoncé

Beyoncé

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Beyoncé është paditur për përdorim, që pretendohet të jetë i paautorizuar, të një pjese muzikore në këngën e saj “Alien Superstar”, pjesë e albumit “Renaissance”, ka shkruar TMZ.

Sipas dokumenteve të gjykatës, kompania muzikore “Hirose Enterprise” dhe producenti “Shuji Hirose” kanë ngritur padi ndaj Beyoncés dhe disa kompanive të saj muzikore, duke i akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit.

Beyonce intrerpreton live këngën “Alien Superstar” gjatë turneut “Renaissance”:

Paditësit pretendojnë se kanë të drejtat mbi këngën “Moonraker”, të interpretuar nga muzikanti John Holiday. Sipas tyre, në “Alien Superstar” është përdorur pjesa hyrëse e folur e kësaj kënge.

Kompania pretendon se Beyoncé dhe ekipi i saj nuk kishin marrë licencë për përdorimin e këtij materiali para publikimit të albumit “Renaissance” në vitin 2022.

Sipas padisë, një licencë është marrë disa javë pas publikimit të albumit, por vetëm nga këngëtari John Holiday. “Hirose Enterprise” pretendon se Holiday i kishte transferuar të drejtat e tij mbi këngën shumë vite më parë dhe, për këtë arsye, nuk kishte më autoritetin për të dhënë një licencë të tillë.

Edhe Hathaway: Sensi i humorit, aftësia më e mirë për mbijetesë Showbiz Hathaway: Sensi i humorit, aftësia më e mirë për mbijetesë

Kompania thotë se e kishte paralajmëruar ekipin e Beyoncés për shkeljen e pretenduar, por kënga ka vazhduar të shitet dhe të gjenerojë të ardhura.

“Hirose Enterprise” kërkon që gjykata të ndalojë përdorimin dhe përfitimin financiar nga materiali i pretenduar si i kopjuar, si dhe kërkon dëmshpërblim, shuma e të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Deri tash, bëhet fjalë për akuza të paraqitura në një padi dhe jo për një vendim gjykate që përcakton se Beyoncé ka shkelur të drejtat e autorit.