---
description: Këngëtarja e njohur, Beyoncé është paditur për një përdorim, që pretendohet të jetë i paautorizuar, të një pjese muzikore në këngën e saj “Alien Superstar”, pje
title: Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/11/d762748b-1ea3-4126-ab4c-8e098a378159.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge

![Beyoncé](https://resources.koha.net/images/2026/August/11/d762748b-1ea3-4126-ab4c-8e098a378159.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Beyoncé

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 11 gusht 2026 11:49
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 11 gusht 2026 11:49
- Shpërndaje në:

Këngëtarja e njohur, Beyoncé është paditur për përdorim, që pretendohet të jetë i paautorizuar, të një pjese muzikore në këngën e saj “Alien Superstar”, pjesë e albumit “Renaissance”, ka shkruar [TMZ](https://www.tmz.com/2026/08/10/beyonce-sued-over-music-sample/).

Sipas dokumenteve të gjykatës, kompania muzikore “Hirose Enterprise” dhe producenti “Shuji Hirose” kanë ngritur padi ndaj Beyoncés dhe disa kompanive të saj muzikore, duke i akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit.

**Beyonce intrerpreton live këngën “Alien Superstar” gjatë turneut “Renaissance”:**

Paditësit pretendojnë se kanë të drejtat mbi këngën “Moonraker”, të interpretuar nga muzikanti John Holiday. Sipas tyre, në “Alien Superstar” është përdorur pjesa hyrëse e folur e kësaj kënge.

Kompania pretendon se Beyoncé dhe ekipi i saj nuk kishin marrë licencë për përdorimin e këtij materiali para publikimit të albumit “Renaissance” në vitin 2022.

Sipas padisë, një licencë është marrë disa javë pas publikimit të albumit, por vetëm nga këngëtari John Holiday. “Hirose Enterprise” pretendon se Holiday i kishte transferuar të drejtat e tij mbi këngën shumë vite më parë dhe, për këtë arsye, nuk kishte më autoritetin për të dhënë një licencë të tillë.

[Edhe ![Ariana Grande padit personat e dyshuar për publikim të këngëve të saj të papublikuara](https://resources.koha.net/images/2026/July/28/a16a8dd3-a634-4da9-be88-2a942d6f942a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 kor 2026 Ariana Grande padit personat e dyshuar për publikim të këngëve të saj të papublikuara](https://www.koha.net/showbiz/ariana-grande-padit-personat-e-dyshuar-per-publikim-te-kengeve-te-saj-te-papublikuara)

Kompania thotë se e kishte paralajmëruar ekipin e Beyoncés për shkeljen e pretenduar, por kënga ka vazhduar të shitet dhe të gjenerojë të ardhura.

“Hirose Enterprise” kërkon që gjykata të ndalojë përdorimin dhe përfitimin financiar nga materiali i pretenduar si i kopjuar, si dhe kërkon dëmshpërblim, shuma e të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Deri tash, bëhet fjalë për akuza të paraqitura në një padi dhe jo për një vendim gjykate që përcakton se Beyoncé ka shkelur të drejtat e autorit.

[#beyonce](https://www.koha.net/tag/beyonce) [#padia kunder Beyonce](https://www.koha.net/tag/padia-kunder-beyonce) [#“Alien Superstar”](https://www.koha.net/tag/alien-superstar) [#“Renaissance”](https://www.koha.net/tag/renaissance-1)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit](https://resources.koha.net/images/2026/May/13/38aec7de-cf82-4c11-8f5e-7d4a205484cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 13 maj 2026 Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit](https://www.koha.net/showbiz/kanye-west-shpallet-fajtor-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit)
- [![Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://resources.koha.net/images/2026/November/09/28b5f0c5-8d70-43f9-ad20-6c15fba1e77d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 nën 2026 Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)
- [![Pronarët e të drejtave autoriale të Elvis Presley padisin kompaninë e AI-së, “Anthropic”](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/a30f5064-03a8-438a-9cc1-15b08435c7c1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 27 tet 2026 Pronarët e të drejtave autoriale të Elvis Presley padisin kompaninë e AI-së, “Anthropic”](https://www.koha.net/showbiz/pronaret-e-te-drejtave-autoriale-te-elvis-presley-padisin-kompanine-anthropic)
- [![Olivia Dean akuzohet se ka kopjuar këngën “Just the Two of Us” të Bill Withers](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/b522fc58-123b-47a8-a676-e8970d1d29ec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 tet 2026 Olivia Dean akuzohet se ka kopjuar këngën “Just the Two of Us” të Bill Withers](https://www.koha.net/showbiz/olivia-dean-akuzohet-se-ka-kopjuar-kengen-just-the-two-of-us-te-bill-withers)

[Arbëri.]() [Asociacioni i Arkitektëve kërkon anulimin e vendimit për “Ulpianën”](https://www.koha.net/arberi/asociacioni-i-arkitekteve-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ulpianen)

[Botë.]() [Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij](https://www.koha.net/bote/sekretari-amerikan-i-thesarit-zhvendoset-ne-nje-baze-ushtarake-pas-shqetesimeve-per-sigurine-e-tij)

[Kulturë.]() [Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën “Crowd & Loud” në Zagreb](https://www.koha.net/kulture/dukagjin-lipa-foles-kryesor-ne-konferencen-crowd-loud-ne-zagreb)

[Arbëri.]() [Aliu: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera](https://www.koha.net/arberi/aliu-produktet-ne-kosove-shiten-deri-ne-60-per-qind-me-shtrenjte-se-ne-vendet-e-tjera)

[Botë.]() [Greva e parë e përgjithshme në Spanjë pas 14 vjetëve, në Barcelonë regjistrohen incidente](https://www.koha.net/bote/greva-e-pare-e-pergjithshme-ne-spanje-pas-14-vjeteve-ne-barcelone-regjistrohen-incidente)

[Arbëri.]() [Kurti udhëton në Irlandë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian](https://www.koha.net/arberi/kurti-udheton-ne-irlande-merr-pjese-ne-samitin-e-komunitetit-politik-evropian)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/beyonce-perballet-me-padi-per-perdorim-te-paautorizuar-te-nje-kenge","datePublished":"2026-08-11T11:49:00+02:00","dateModified":"2026-08-11T11:49:02+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":305,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Këngëtarja e njohur, Beyoncé është paditur për një përdorim, që pretendohet të jetë i paautorizuar, të një pjese muzikore në këngën e saj “Alien Superstar”, pje","url":"https://www.koha.net/showbiz/beyonce-perballet-me-padi-per-perdorim-te-paautorizuar-te-nje-kenge","keywords":"beyonce, padia kunder Beyonce, “Alien Superstar”, “Renaissance”","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/11/d762748b-1ea3-4126-ab4c-8e098a378159.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
