Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Një ish-shoqërues ka paditur Cassien për dëmet psikologjike që thotë se ia shkaktuan festat e P.Diddyt

Cassie, P.Diddy dhe Clayton Howard

Cassie, P.Diddy dhe Clayton Howard

Këngëtarja Cassie, emri i vërtetë i të cilës është Cassandra Ventura, po përballet me padi nga Clayton Howard, ish-shoqërues (eskortë) që ka ngritur akuza ndaj saj, duke pretenduar se ka pësuar dëme psikologjike nga pjesëmarrja në festat e ashtuquajtura “freak-offs” me Cassien dhe reperin P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ka shkruar TMZ.

Howard, i cili u përmend disa herë gjatë gjyqit penal të P.Diddyt, ka kundërshtuar pretendimin e Cassiet, se ai e kishte mbështetur publikisht pasi ajo ngriti akuzat kundër ish-partnerit të saj, P.Diddy.

Më herët, Cassie kishte paraqitur në gjykatë një mesazh që Howard ia kishte dërguar bashkëshortit të saj, Alex Fine.

“E di se e vërteta e gruas suaj është 100 për qind e saktë. Do të kisha dalë edhe unë publikisht dhe jam i lumtur që ajo mori një formë drejtësie”, thuhej në mesazh.

Megjithatë, në dokumentet e reja gjyqësore, Howard pranoi se e kishte dërguar mesazhin, por mohoi se kishte mbështetur plotësisht Cassien.

“Unë kurrë nuk kam thënë se Cassie ishte një viktimë e pafajshme që nuk kishte asnjë rol në këto ngjarje”, ka deklaruar ai.

Edhe Cassie frikësohet se P.Diddy do t’i hakmerret Showbiz Cassie frikësohet se P.Diddy do t’i hakmerret

Howard ka thënë se beson se Cassie ka qenë viktimë e P.Diddyt, por pretendon se ajo gjithashtu ka marrë pjesë në organizimin e “freak-offs”, të cilat sipas tij, i kanë shkaktuar dëme psikologjike. Ai ka theksuar se vetë Cassie kishte dëshmuar në gjykatë se kishte ndihmuar në koordinimin e këtyre festave.

Sipas Howard, qëndrimi i tij ndaj Cassiet ndryshoi pasi u bë publike se ajo kishte arritur një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh me P.Diddyn për zgjidhjen e padisë së saj.