Showbiz

Nick Jonas po e mëson Priyanka Chopran të luaj në piano

Çifti i famshëm hollywoodian, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, të cilët u martuan në dhjetor të vitit 2018, po qëndrojnë në izolim gjatë kësaj pandemie të koronavirusit dhe siç duket, dhe së fundmi aktorja Chopra e zbuloi se po e shfrytëzon këtë kohë në shtëpi për të mësuar aftësi të reja, transmeton Koha.

Ajo tregoi se e ka detyruar bashkëshortin e saj, muzikantin e grupit “Jonas Brothers” që ta mësojë të luaj në piano.

“Kam filluar të mësoj t’i bie pianos. Në fakt e kam detyruar bashkëshortin tim të më mësojë. Unë kurrë nuk kam luajtur në këtë instrument, kështu që i kam kërkuar atij të më mbajë leksione të pianos për 30-45 minuta në ditë,” citohet të ketë thënë bukuroshja indiane.

27-vjeçari, Nick, gjithashtu po shërben si trajner i fitnesit dhe partner i shkrimit për Chopran, e cila për shkak se po ka kohë të lirë për të kaluar në shtëpi, ka filluar leksione të vallëzimit online.

Ndërkohë, së fundmi Priyanka Chopra, ja deklaruar se dëshiron të krijojë familje me këngëtarin e famshëm, por e pranoi se aktualisht, që të dy janë shumë të zënë për t’u bërë prindër.

Kujtojmë se në jetën e përditshme, çifti e ka një agjendë të ngjeshur të punës. Priyanka me xhirime të filmave dhe serinë në lokacione të ndryshme të botës si dhe angazhimet e shumta në fushën e bamirësisë, si dhe Nick me koncerte krahas vëllezërve të tij, Joe dhe Kevin, si dhe si anëtarë i talent shout të njohur muzikor, “The Voice”.

Kevin Jonas i cili është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Danielle, i ka dy vajza, Alena gjashtë vjeçare dhe Valentina tri vjeçare, ndërsa Joe Jonas dhe bashkëshortja e tij Sophie Turner, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.