Kevin Spacey do të zëvendësohet në filmin e ri ‘ All the Money in the World’.
Spacey do të zëvendësohet nga aktori Christopher Plummer.
Spacey është duke u përballur me një numër akuzash për sjellje të pahijshme seksuale, dhe tani regjisori i filmit Sir Ridley Scott dhe Imperative Entertainment kanë vendosur të marrin masa ndaj tij, raporton Deadline.
Plummer është vendosur të marrë rolin e J Paul Getty, në xhirimet e të gjitha skenave ku më parë ishin paraparë të luheshin nga Spacey , transmeton KosovaPress.
Aktori fillimisht ka punuar për rreth tetë deri në 10 ditë në xhirimet e ‘All the Money in the World’, duke luajtur naftëmbajtësin që refuzon të paguajë një shpërblim pas rrëmbimit të nipit të tij.
Spacey u pezullua nga Netflix pas akuzave për abuzim seksual nga punëtorë të shumtë në serinë "House of Cards”.

-
Vazhdojnë seancat gjyqësore kundër aktorit Kevin Spacey
-
Aktori i njohur paditet në Britani për shtatë vepra të tjera seksuale
-
Spacey përballet me akuza të reja për sulm seksual në Britani të Madhe
-
Aktori Kevin Spacey nuk e pranon fajësinë për sulmet seksuale
-
Kevin Spacey e ndoqi seancën e parë gjyqësore në Londër