Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori Kevin Spacey nuk e pranon fajësinë për sulmet seksuale

Aktori Kevin Spacey është deklaruar i pafajshëm të enjten, për akuzat për sulm seksual, në paraqitjen e tij të parë në Old Bailey të Londrës.

Spacey tha se është i pafajshëm kur iu lexuan akuzat.

Një seancë e mëtejshme ndaj tij do të zhvillohet në vitin 2023 dhe gjykatësi i dha Spaceyt lirimin me kusht të pakushtëzuar, shkruan BBC-ja të enjten.

Akuzat kundër yllit hollywoodian filluan në vitin 2017, kur një aktor i quajtur Anthony Rapp deklaroi se Spacey e kishte ngacmuar seksualisht kur ai ishte 14-vjeçar. Spacey i kishte kërkuar falje publike Rappit, ani pse ka deklaruar se nuk i kujtohet të ketë ndodhur kjo ngjarje, që supozohet se ka ngjarë gjatë kohës kur aktori ishte nën ndikimin e alkoolit.

Afërsisht 15 persona të tjerë kanë bërë akuza të ngjashme kundër aktorit, prej kohës kur Rapp foli publikisht për përvojën e tij të hidhur. Megjithëkëtë asnjë prej këtyre akuzave nuk ka çuar në ndjekje penale të suksesshme.

Por, nga momenti kur është bërë shënjestër e padive gjyqësore për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme, aktori i shquar i ka humbur disa projekte të mëdha filmike dhe besohet se do të jetë pothuajse e pamundur për të që të kthehet në skenën e filmit për një të gjatë.