Kevin Spacey u përlot pasi u lirua nga akuzat për sulme seksuale në një nga gjyqet e profilit më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktori fitues i çmimit Oscar qau në ulësen e tij në gjykatë kur u shpall i pafajshëm të mërkurën në akuzat se kishte sulmuar seksualisht katër burra.
Ndërsa po qëndronte para gjyqit, ylli i Hollywoodit e vuri dorën në kraharor dhe e shikoi jurinë e u tha: “Faleminderit, faleminderit”, raportoi Guardian.
Spacey ka mohuar të gjitha akuzat – duke thënë se pretendimet kundër tij ishin “çmenduri”. Ai pretendoi se burrat ishin motivuar financiarisht dhe njëri nga ta ishte pas parave.
Aktori u shpall i pafajshëm për nëntë akuza seksuale të ngritura ndaj tij nga katër burra.
-
Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat
-
Kevin Spacey do të përballet me gjyq për sulm seksual
-
Spacey: Nuk e kisha atë fuqi dhe ndikim që t’i detyroja njerëzit të flinin me mua
-
Vazhdojnë seancat gjyqësore kundër aktorit Kevin Spacey
-
Kevin Spacey quhet “ngacmues seksual” për pretendimet se abuzoi katër burra