Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Spacey: Nuk e kisha atë fuqi dhe ndikim që t’i detyroja njerëzit të flinin me mua

Kevin Spacey i ka hedhur poshtë akuzat për sulme seksuale duke mohur se pati aq pushtet për t'i detyruar njerëzit të shkonin në shtrat me të.

Në gjyqin e së premtes ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se ai përdori fuqinë dhe ndikimin e tij si "djali i artë i skenës teatrore të Londrës" për të bindur burrat të flinin me të.

“Nuk kisha shkop fuqie që ta tundja para fytyrave të njerëzve për t'i bërë ata të shkonin në shtrat me mua. Unë e respektoj kur njerëzit më thonë se nuk janë të interesuar dhe kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë Spacey i cili ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic nga viti 2003 deri më 2015, shkroi Guardian.

Spacey mohon akuzat për sulm seksual dhe sulm të pahijshëm kundër katër burrave mes viteve 2001 dhe 2013. Tre prej tyre e akuzojnë atë se i kishte prekur me dhunë.