Kevin Spacey, aktori dy herë fitues i Academy Aëard, u shfaq shkurtimisht të mërkurën e kësaj jave në një sallë gjyqi në Londër në nisjen e gjykimit ndaj tij, si i akuzuar për sulme seksuale, teksa të premten është përballur me akuzat kundër tij më gjerësisht. Gjyqi është hapur me Prokurorinë e cila e ka quajtur Spaceyn “ngacmues seksual”.
Spacey, 63-vjeçar, po përballet me 12 akuza lidhur me rastet ku sipas prokurorisë janë përfshirë katër burra dhe kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2013
Prokurorja ka thënë se ankuesi i parë përjetoi “prekje të papërshtatshme dhe të pamirëpritura” nga ana e Spaceyt.
Juria dëgjoi se si Spacey “do ta prekte atë, e kapte në pjesën e poshtme” dhe kishte “pesë gjashtë raste” kur ai “i vendosi duart e veta në organin gjenital të tij”.
Akuza e dytë lidhet me një rast më 2005 në punë. Ankuesi ka thënë se
Spacey mbante aromë alkooli dhe se lëshonte komente të pista, para se ta prekte me dorë në këmbën e tij.
Rasti tjetër pretendohet se ndodhi në vitin 2008. Ankuesi kishte shkuar në një apartament me Spaceyt dhe siç ka treguar ai, e kishte zënë gjumi e kur ishte zgjuar Spacey e kishte abuzuar seksualisht, ka shpjeguar Prokuroria të ketë ndodhur.
Edhe
Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat
Prokuroria vazhdoi me shpjegimin e rastit të katërt, që pretendohet se ndodhi më 2013. Incidenti u tha se ndodhi në një klub ku punonte i dëmtuari. Aty, sipas prokurorisë, e kishte puthur në qafë dy herë.
Spacey ka mohuar të gjitha akuzat. Ai ka thënë se nuk i kujtohet se ka takuar ndonjëherë ankuesit.