Autoritetet në Britani i kanë aprovuar shtatë akuza të reja penale kundër aktorit, Kevin Spacey, përfshirë tri akuza për sulm seksual, njoftoi Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës në një njoftim për media të mërkurën.
Rosemary Ainslie, e cila e drejton divizionin e posaçëm të krimit, tha në njoftimin se të gjitha akuzat përfshinin të njëjtat ankesa dhe kishin të bënin me incidente që pretendohej se kishin ndodhur mes vitit 2001 dhe 2004. Ajo gjithashtu e ka autorizuar një akuzë kundër aktorit të famshëm për “detyrimin e një personi që të përfshihet në aktivitet seksual pa pëlqimin e tij”, thuhet në njoftim.
63-vjeçari Spacey tashmë po përballet me disa padi për sulm seksual në Britani të Madhe, shkruan “The New York Times”. Në muajin korrik ai u paraqit në gjykatën e Londrës dhe u deklarua i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, ku të përfshirë janë tre burra të ndryshëm. Me këtë rast, një gjykatës vendosi që seancat gjyqësore të fillojnë me 6 qershor të vitit 2023. Edhe ende e paqartë nëse akuzat e reja do të përfshihen në këtë gjykim.
Një zëdhënëse e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës deklaroi me telefon se detajet e akuzave do t’i dërgoheshin aktorit me postë, dhe se ai do të duhet të paraqitet në gjykatën e Londrës për t’iu përgjigjur atyre.
Kevin Spacey ishte figurë e njohur në jetën kulturore britanike në fillim të viteve 2000. Ai u bë drejtor artistik i teatrit “Old Vic” në Londër në vitin 2004, dhe vazhdoi në atë rol deri në vitin 2015.
Ylli i serialit “House of Cards” i cili fitoi shpërblim “Oscar” për performancat e shkëlqyera në filmat, “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, po përballet me akuza të ngjashme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin tetor ai u paraqit në gjykatën e Manhattanit në një rast civil, ku akuzohet për ngacmim seksual të aktorit Anthony Rapp në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14-vjeçar.
-
Vazhdojnë seancat gjyqësore kundër aktorit Kevin Spacey
-
Aktori i njohur paditet në Britani për shtatë vepra të tjera seksuale
-
Kevin Spacey do të paraqitet në gjykatë për akuzat për sulm seksual
-
Kevin Spacey i bindur se do ta pastrojë emrin nga akuzat për sulm seksual
-
Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat