Showbiz

Netflixi zbulon pamjet e para të filmit “Peaky Blinders”

pb

Është lansuar traileri i ri i filmit të shumëpritur nga publiku, “Peaky Blinders”.  Projekti i ardhshëm mban titullin “Peaky Blinders: The Immortal Man” dhe vjen me regji të Tom Harper dhe skenar të shkruar nga Steven Knight.

Ajo që fansat mezi presin ta shohin në ekran ta madh, është rikthimi i aktorit Cillian Murphy në rolin e personazhit ikonik, Tommy Shelby, një anëtar i dinastisë së fuqishme të krimit “Shelby” që vepron në Anglinë e viteve 1920, pas trazirave ekonomike të Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, heroi i dekoruar i luftës ka ambicie më të mëdha sesa të komandojë rrugët e Birminghamit.

Pjesë e kastës janë konfirmuar edhe yjet, Barry Keoghan, Rebecca Ferguson dhe Stephen Graham.

Filmi i cili vjen i bazuar në serialin jashtëzakonisht të suksesshëm, pritet të lansohet nëpër kinema të limituara më 6 mars të vitit 2026, para se të nis transmetimin në Netflix më 20 mars.