Kanë mbetur dhe pak ditë nga lansimi i filmit të shumëpritur nga fansat e serialit “Peaky Blinders”. Projekti i ardhshëm mban titullin, “Peaky Blinders: The Immortal Man”, dhe vjen me regji të Tom Harper e skenar të shkruar nga Steven Knight.
Ajo që fansat mezi presin ta shohin në ekran ta madh, është rikthimi i aktorit Cillian Murphy në rolin e personazhit ikonik, Tommy Shelby, një anëtar i dinastisë së fuqishme të krimit “Shelby” që vepron në Anglinë e viteve 1920, pas trazirave ekonomike të Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, heroi i dekoruar i luftës ka ambicie më të mëdha sesa të komandojë rrugët e Birminghamit.
Pjesë e kastës janë konfirmuar edhe yjet Barry Keoghan, Rebecca Ferguson dhe Stephen Graham.
Filmi i cili vjen i bazuar në serialin jashtëzakonisht të suksesshëm nis së transmetuari në Netflix më 20 mars.