Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Gosling po punon për një film të ri “The Flintstones”

Ryan Golsing dhe "The Flintstones"

Ryan Golsing dhe "The Flintstones"

Aktori Ryan Gosling dhe partnerja e tij e produksionit, Jessie Henderson, po zhvillojnë një film të ri “The Flintstones” për “Warner Bros.” Filmi do të përqendrohet te personazhi Bamm-Bamm Rubble, tashmë i rritur.

Sipas “Deadline”, projekti është ende në fazat e para dhe producentët po kërkojnë një skenarist. Bamm-Bamm, i njohur si bebja e fortë e familjes Rubble, ishte më vonë personazh adoleshent në serialin “The Pebbles and Bamm-Bamm Show”, ku kishte një lidhje me Pebbles Flintstone.

“The Flintstones” është sjellë më parë në kinema me filma live-action në 1994 dhe 2000, të cilët së bashku arkëtuan rreth 401 milionë dollarë në mbarë botën.

“The Flintstones” nuk është hera e parë që përshtatet si film live-action. Dy filma janë realizuar më parë, në 1994 dhe 2000, me aktorë të ndryshëm në rolet kryesore. Të dy filmat së bashku arkëtuan rreth 401 milionë dollarë në mbarë botën.

Ndërkohë, Ryan Gosling dhe Jessie Henderson janë producentë të filmit romantik “Love of Your Life”, me regji nga Rachel Morrison dhe me protagonistë Margaret Qualley, Aaron Pierre, Patrick Schwarzenegger, Gabriel Basso dhe Catherine Keener. Filmi pritet të shfaqet premierë muajin e ardhshëm në Festivalin e Filmit në Toronto.

Gosling pati gjithashtu një sukses të madh këtë vit me filmin fantastiko-shkencor “Project Hail Mary”, ku luan dhe është producent. Filmi, me regji nga Christopher Miller dhe Phil Lord, ka arkëtuar rreth 684 milionë dollarë në mbarë botën dhe pritet të jetë pjesë e sezonit të çmimeve.

Edhe Ryan Gosling thotë se publiku s’e ka për detyrë t’i shpëtojë kinematë Showbiz Ryan Gosling thotë se publiku s’e ka për detyrë t’i shpëtojë kinematë

Në platformën “Comic-Con” u konfirmua gjithashtu se Gosling do të bashkëpunojë sërish me regjisorin Shawn Levy për një projekt të ri të “Ghost Rider”, që pritet të publikohet në vitin 2028.

Ndërkohë, vazhdojnë bisedimet mes Goslingut, aktores Margot Robbie, regjisores Greta Gerwig dhe gjigandit te lodrave “Mattel” për vazhdimin e “Barbie”. Filmi i parë, i publikuar në vitin 2023, arkëtoi plot 1.44 miliardë dollarë, duke u bërë filmi me fitimet më të larta në historinë e “Warner Bros.”

Gosling ka luajtur gjithashtu në filmin aksion “The Fall Guy”, me regji të David Leitch, ku ishte edhe producent.