Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nëna e Spearsit kërkon që këngëtares t’i lejohet që vetë ta zgjedhë avokatin

Ylli i popit, Britney Spears, mund të kujdeset për veten dhe duhet t’i lejohet që ajo vetë ta zgjedhë avokatin e saj, ka thënë të enjten nëna e këngëtares.

Me anë të një kërkese dorëzuar këtë javë në gjykatën e Los Angelesit, avokatët e Spearsit kanë thënë se këngëtares duhet t’i lejohet që të konsultohet me avokatët që i zgjedh.

Gjatë një seance dëgjimore muajin e kaluar, këngëtarja britanike ka kërkuar përfundimin e kujdestarisë ligjore të babait të saj, i cili ia ka mbikëqyrur jetën dhe karrierën që nga viti 2008.

Në fillim të kësaj jave, avokati i caktuar nga gjykata kishte kërkuar që të tërhiqej nga pozita e tij. Edhe menaxheri, Larry Rudoph, është tërhequr nga funksioni i tij.

Kërkesa e Lynne Spearsit është adresuar pasi që kujdestari tjetër i Spearsit ka kërkuar nga gjykata që të sigurohet për të mbrojtje më e madhe.

Edhe Ekipi ligjor i Britney Spears urdhëron babanë e saj të heq dorë nga kujdestaria Showbiz Ekipi ligjor i Britney Spears urdhëron babanë e saj të heq dorë nga kujdestaria

Jodi Montgomery, i cili e menaxhon kujdesin shëndetësor të këngëtares, ka thënë se është duke pranuar kërcënime në mediat sociale, në telefon dhe në postën elektronike.

Javën e kaluar gjykatësja amerikane e ka refuzuar kërkesën e yllit muzikor për ta larguar babanë e saj, Jamie, nga cilësia e kujdestarit.

Gjykatësja, Brenda Penny, ka thënë se nuk mund ta marrë vendimin përderisa këngëtarja ta dorëzojë kërkesën zyrtare për t’i dhënë fund kësaj kujdestarie.

Rasti do të shqyrtohet në seancën dëgjimore të 14 korrikut.

Në kërkesën e saj ligjore, Lynne Spears ka thënë se gjendja e vajzës së saj është shumë më ndryshe sot sesa që ka qenë në fillim të kujdestarisë.

Ajo ka thënë se këngëtarja është në gjendje që të kujdeset për veten dhe nuk duhet të trajtohet sikurse në vitin 2008.

Britney, 39-vjeçare, ka qenë nën kujdestari që nga ai vit, kur u ngritën shqetësimet për shëndetin e saj mendor. Gjendja e saj ka nxitur babanë që t’i kërkojë gjykatës leje për të pasur autoritet ligjor mbi jetën e vajzës së tij.

Britney Spears është fëmija i mesëm i Jamie dhe Lynne Spearsit, të cilët ishin martuar më 1976 dhe shkurorëzuar më 2002.

Edhe Babai i Spearsit pranon të tërhiqet nga kujdestaria “kur të vijë koha e duhur” Showbiz Babai i Spearsit pranon të tërhiqet nga kujdestaria “kur të vijë koha e duhur”

Gjatë dëshmisë së saj muajin e kaluar, Spears ka thënë se kujdestaria “abuzive” e ka lënë të traumatizuar dhe në depresion.

Jamie Spears deri tani ka refuzuar që të tërhiqet nga roli i mbikëqyrësit të pasurisë së vajzës së tij.