Babai i këngëtares së njohur amerikane Britney Spears, James, është pajtuar që të tërhiqet nga roli i kahershëm i kujdestarit të pasurisë së të bijës së tij, “kur për këtë të vijë koha e duhur”, kanë treguar të dhënat e gjykatës.
Largimi i Jamie Spears nga ky rol do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm në luftën e gjatë të këngëtares për t’u çliruar nga kontrolli i të atit. Zhvillimi më i fundit ka ndodhur gati dy muaj pasi që këngëtarja është deklaruar lidhur me rastin para gjykatës dhe ka bërë thirrje që t’i jepet fund kujdestarisë së diskutueshme që ia ka kontrolluar jetën për 13 vjet, në atë që u ka dhënë babait të saj dhe të tjerëve autoritet mbi jetën dhe karrierën e saj personale.

Në një paraqitje gjyqësore të enjten, një avokat që përfaqëson Jamie Spearsin ka shkruar se ai “nuk beson se një betejë publike me vajzën e tij mbi shërbimin e tij të vazhdueshëm si kujdestar i saj do të ishte në të mirën e saj”, duke shtuar se “Spearsi synon që të bashkëpunojë me gjykata dhe me avokatin e ri të së bijës për t’u përgatitur rreth një kalimi të rregullt te një kujdestar i ri”.
Në dosjen e gjykatës thuhet gjithashtu se Jamie “tashmë kishte punuar drejt një transicioni të tillë” bashkë me avokatin e mëparshëm të vajzës së tij.
“Spearsi vazhdon që të shërbejë me përkushtim dhe nuk duhet të pezullohet ose hiqet dhe sigurisht të mos bazohet në pretendime të rreme. Spearsi është i gatshëm që të tërhiqet kur të jetë koha e duhur, por kalimi duhet të jetë i rregullt dhe të përfshijë një zgjidhje të çështjeve në pritje para gjykatës”, thuhet në dosjen gjyqësore.
Avokati i tij i ka kërkuar një gjyqtari që ta refuzonte kërkesën për largimin e tij.
Edhe
Gjykatësi e merr një tjetër vendim në favor të Britney Spearsit
Mathew Rosengart, avokati i ri i këngëtares, ka thënë për “The Guardian” se paraqitja para gjykatës ishte “një fitore e madhe për Britney Spearsin dhe një hap tjetër drejt drejtësisë”. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që Jamie “të tërhiqet menjëherë” nga detyra.
“Mezi presim që t’i vazhdojmë hetimet rreth mënyrës së sjelljes së Spearsit dhe të tjerëve, gjatë 13 vjetëve të fundit, gjersa ai korri miliona dollarë nga pasuria e vajzës së tij dhe mezi pres që të marrë depozitimin e betuar të Spearsit në të ardhmen e afërt”, ka theksuar avokati.
Britney Spears e kishte akuzuar vazhdimisht babanë e saj për “abuzim me kujdestarinë” dhe ka pretenduar se kujdestaria e detyroi atë që të punonte kundër vullnetit të saj dhe që dikush tjetër t’i kontrollonte vendimet e shëndetit të saj personal. Ajo kishte thënë në gjykatë se për këtë arsye as nuk ka mundur të martohej dhe as të kishte një fëmijë tjetër.
-
Babai i Britney Spears paraqitet zyrtarisht në gjykatë për t'i dhënë fund kujdestarisë
-
Ekipi ligjor i Britney Spears urdhëron babanë e saj të heq dorë nga kujdestaria
-
Babai i Britneyt thotë se s’ka bazë për largimin e tij nga kujdestaria
-
Nëna e Spearsit kërkon që këngëtares t’i lejohet që vetë ta zgjedhë avokatin