Showbiz

Natalie Portman i quan “të tmerrshme” spekulimet për krizë në martesën e saj

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Natalie Portman, i ka quajtur “të tmerrshme” spekulimet që janë bërë në lidhje me martesën e saj me valltarin Benjamin Millepied.

Shumë spekulime janë bërë se martesa e aktores me valltarin është në krizë.

Në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, aktorja ka thënë se as që nuk ka dëshirë të u kontribuojë këtyre fjalëve.

“Janë të tmerrshme dhe nuk kam dëshirë t’u kontribuojë”, ka thënë Portman, emri i vërtetë i të cilës është Natalie Hershlag.

Aktorja që është e martuar me Millepiedin në vitin 2012 dhe bashkë kanë dy fëmijë, gjithashtu ka thënë se është e vetëdijshme se jeta e saj mund të perceptohet ndryshe nga syri publik.

“Që në fillim e kam mbrojtur jetën time private. Pata zgjedhur tjetër emër kur kam filluar aktrimin, gjë që ishte shumë interesant pasi u ndava në dy personalitete. Nervozohesha kur dikush në shkollë më thërriste me mbiemrin Portman, ju thosha se nëse më njihni, në shkollë duhet të më njihni si Natalie Hershlag”, ka thënë ajo.

42 vjeçja ka thënë gjithashtu se kjo gjë nuk do të thotë se i ka dy identitete, por se janë vetëm dy mënyra se si e shohin njerëzit.

“Kur u bëra nënë e kur e krijova familjen, e kuptova se ndoshta nuk do të më ndihmonte të ndahem në dysh. Si person publik kam shumë angazhime përgjatë ditës, ta ndaj këtë nga përditshmëria ime nuk do të ishte mirë”.

Ndërkohë është spekuluar se Benjamin e ka tradhtuar Portmanin, dhe po bën gjithçka që mundet që ajo ta falë e ta mbajnë familjen të bashkuar.

Çifti nuk ka bërë asnjë koment publik në lidhje me këto thashetheme, kurse përgjatë shtatorit të vitit të kaluar janë fotografuar bashkë në Paris, por se asnjëri nuk i kishte unazat e martesës.