Raportohet se Sony Music Group ka paguar të paktën 600 milionë dollarë për gjysmën e katalogut të Michael Jacksonit
Kjo do të thotë se pasuria muzikore e këngëtarit vlen më shumë se 1.2 miliardë dollarë, raportoi BBC-ja të shtunën.
Marrëveshja do të ishte gjithashtu më e madhja ndonjëherë për punën e një muzikanti të vetëm.
Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare, është një nga yjet më të suksesshëm të popit të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 400 milionë disqe në mbarë botën. Kjo shifër është e diskutueshme dhe mund të jetë shumë më e lartë.
Albumi i tij i vitit 1982, Thriller, është ende rekordi më i shitur i të gjitha kohërave, sipas Guinness World Records.
Mbreti i Pop-it është gjithashtu jashtëzakonisht popullor në shërbimet e transmetimit, me pothuajse 40 milionë dëgjues mujorë në Spotify.
Këngët e tij Billie Jean dhe Beat It janë luajtur më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify.
Një film i ardhshëm biografik, me nipin e Jackson në rolin kryesor do të rrisë gjithashtu padyshim interesin për të.
Artistët që shesin katalogët e tyre po arrijnë përfitime të mëdha. Bruce Springsteen thuhet se ka fituar 500 milionë dollarë, ndërsa Bob Dylan mendohet se ka marrë deri në 450 milionë dollarë nga shitja.
Grupi i rock-ut Queen thuhet se po planifikon një marrëveshje të ngjashme.