Miss Japonia ka hequr dorë nga kurora e më të bukurës, pasi një tabloid ia zbuloi aferën me një burrë të martuar.
Karolina Shiino, 26-vjeçare me rrënjë nga Ukraina, mori titullin e më të bukurës në Japoni para dy javësh. Menjëherë nxiti debat për shkak të prejardhjes.
Përderisa një pjesë e mirëpriti kurorën te qytetarja e natyralizuar, të tjerët dolën kundër duke thënë se nuk përfaqëson idealet traidicionale të bukurisë japoneze.
Në mes të zhurmës, një revistë lokale publikoi raportimin për një aferë. Sipas raportimit të “Shukan Bunshun”, Shiino ka qenë në lidhje me një doktor të martuar. Burri nuk ka folur publikisht deri tash.
Pas raportimit, organizatorët e garës së bukurisë i dolën në mbrojtje Shiinos, duke thënë se ajo s’ishte në dijeni se burri ishte i martuar.
Gjithsesi të hënën, organizatorët kanë thënë se ajo ka rrëfyer se e ka ditur për martesën dhe familjen e burrit. Missi ka kërkuar falje dhe ka hequr dorë nga kurora.
Ajo po ashtu u ka kërkuar falje publikut në një deklaratë zyrtare.
Edhe
Ukrainasja që u zgjodh “Miss Japonia” nxit debate shkaku i origjinës
“Më vjen shumë keq për telashet që kam shkaktuar dhe për thyerjen e besimit të atyre që më kanë përkrahur”, ka thënë ajo.
Titulli i Miss Japonisë do të mbetet vakant për sivjet.
Ishte hera e parë që një grua me rrënjë nga Evropa ka fituar çmimin e më të bukurës në Japoni. Ajo u lind në Ukrainë, ndërsa në moshën pesëvjeçare shkoi në Japoni.