“Ka pasur pengesa racore dhe ka qenë sfiduese të pranohesh si japoneze”, ka thënë e përlotur Carolina Shiino në japonisht pasi u kurorëzua “Miss Japonia” të hënën.
Modelja 26-vjeçare, e lindur në Ukrainë, u shpërngul në Japoni në moshën 5-vjeçare dhe u rrit në Nagoya.
Ajo është shtetasja e parë japoneze e natyralizuar që fiton konkursin, por fitorja ka rindezur debat mbi atë se çfarë do të thotë të jesh japonez.
Fitorja e saj vjen gati 10 vjet pasi Ariana Miyamoto u bë gruaja e parë dy-racore që u kurorëzua “Miss Japonia” më 2015.
Në atë kohë, me nënën japoneze dhe babanë afrikano-amerikan, fitorja e Miyamotos ngriti pikëpyetje nëse një person i racës së përzier duhet të ketë të drejtë të fitojë konkursin.
Tani, fakti që Shiino nuk ka prejardhje japoneze ka mërzitur disa në mediat sociale.
Edhe
Missi i Japonisë heq dorë nga kurora për shkak të aferës
“Ky person që u zgjodh ‘Miss Japonia’ nuk është as përzierje me japonezët, por 100% e pastër ukrainase. Kuptohet që ajo është e bukur, por kjo është ‘Miss Japonia’. Ku është japonezja?”, thuhet në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.
“Nëse ajo do të ishte gjysmë-japoneze, sigurisht nuk ka problem. Por ajo është etnikisht 0% japoneze dhe nuk ka lindur as në Japoni”, ka shkruan një koment tjetër.
Të tjerë thanë se fitorja e saj po dërgonte “mesazhin e gabuar” për të tjerët në vend. Ndërsa u pyet nëse ky është një vendim politik për shkak të luftës në Ukrainë.