Krystyna Pyszková nga Republika Çeke është zgjedhur “Miss Bota 2024” në konkursin e mbajtur në Indi të shtunën mbrëma, raportoi të dielën “Associated Press”.
Yasmina Zaytoun nga Libani është përzgjedhur përcjellësja e parë në mesin e 112 garueseve në konkursin e mbajtur në Mumbai.
“Të kurorëzohesh me titullin ‘Miss Bota’ është ëndërr tashmë e realizuar. Jam e nderuar që përfaqësoj vendin tim dhe vlerat e bukurisë në një konkurs global”, ka thënë çekja.
Kurora i është dorëzuar nga Missi i deritanishëm, Karoline Bielawska nga Polonia.
Konkursi i bukurisë u rikthye në Indi për herë të parë pas 28 vjetësh.
Edhe
Vajza nga Danimarka fiton “Miss Universe 2024”
Gjashtë gra indiane e kanë fituar këtë titull, duke përfshirë Reita Faria (1966), Aishwarya Rai (1994), Diana Hayden (1997), Yukta Mookhey (1999), Priyanka Chopra (2000) dhe Manushi Chillar (2017).
Konkursi i 71-të i bukurisë “Miss Bota” u organizua nga regjisori i Bollywoodit, Karan Johar dhe “Miss Bota 2013”, Megan Young nga Filipinet.