Miss Finlandës, Sarah Dzafce, me origjinë nga Kosova, iu hoq titulli, kanë njoftuar organizatorët e konkursit të bukurisë.
Dzafce – që u kurorëzua Miss Finlanda në shtator – shkaktoi reagime të forta në rrjete sociale pasi publikoi një foto të saj me sytë duke i tërhequr me gishtërinj dhe mbishkrimin në finlandisht “kiinalaisenkaa syömäs” – që përkthehet pak a shumë: “duke ngrënë me një kinez”.
Kjo çoi në akuzat për racizëm dhe u interpretuar sikur Dzafce po tallte aziatikët.

Ajo fillimisht ka thënë se nuk e ka pasur për qëllim ta ofendojë dikë dhe se gjestet me duar i kishte bërë për shkak të dhimbjes së kokës.
Tara Lehton, e cila u rendit e dyta në shtator, do të jetë Miss Finlanda.

-
Konkurrentet e “Miss Universe” lëshojnë garën, pasi organizatori e quajti budallaqe Mis Meksikën
-
Përfaqësuesit e Finlandës në Eurovision refuzojnë të flasin për mediat serbe, shkak mund të jetë Kosova
-
Drejtuesi kosovar i EWF-së kritikohet pasi qortoi ukrainasen që refuzoi të fotografohej me sportisten ruse
-
KFF Mitrovica pretendon se pa të drejtë është përjashtuar nga Kupa e Kosovës
-
Kosova mposhtet nga Finlanda në ndeshjen vendimtare