Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miss Serbia bën shqiponjën dykrenare, serbët e shpallin tradhtare

Fillimisht në rrjete sociale, e më pas në media serbe, misi i këtij vendi Valentina Petroviq, po përjeton fyerje e sharje nga më të ndryshmet.

Kërkimfalja e saj në Instagram është e kotë. Dhe faji i saj për këtë? Në nj ëmbrëmje pas ceremonisë së bashku me të zgjedhurat miss nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi kanë dalë në foto duke krijuar me duar shqiponjën dykrenare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo foto në rrjete sociale ka shkaktuar “traumë” të vërtetë te serbët, të cilët e kanë shpërndarë dhe linçuar, ndërkohë që mediat serbe kanë shkuar edhe më tutje, duke e kontaktuar edhe agjencinë e modës të cilës i përket misi.

Vetë Petroviq ka thënë se fotoja ësh të bërë shumë spontanisht.

“Gjatë një ndeje , jam ftuar për foto, me shpejtësi të madhe jam vendosur pranë vajzave dhe ato m’i rregulluan duart si t’i mbajë. Nuk kam pasur qëllim të keq, ishte një spontanitet budallallëk”, ka shkruar Petroviq në Instagram, përcjell b92.

E nga agjencia Miss Serbia që përzgjedh përfaqësuesen për Miss Intercontinental thanë se janë të zhgënjyer me këtë veprim.

“Menjëherë kemi rënë në kontakt me Petroviqin, por i rëndësishëm është edhe shpjegimi i saj”, ka thënë Vesna de Vinca nga kjo agjenci.