Ushtari i ri i Malit të Zi, David Gorvokoviq, njëherit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Bullgari, kishte festuar Ditën e Flamurit të Shqipërisë, 28 Nëntorin, me ushtarë shqiptarë duke e bërë me duar shqiponjën dykrerëshe. Kjo ka ngjallur reagime në Mal të Zi.
“Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”, ka shkruar gazeta malaziase “Vijesti”.
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ka konfirmuar për “Vijesti” se informatat janë të sakta dhe se do të mësohen detajet për ushtarin, e po ashtu foli edhe për dy ushtarë të arrestuar të Malit të Zi në Kosovë, që kishin shkuar në Deçan ku në veturë kishin shkrimin “Kosova është Serbi”.
-
Luftëtari shqiptar shfaq shqiponjën dykrenare në Beograd
-
Bëri shqiponjën, pingpongisti i ri diskualifikohet nga turneu në Mal të Zi
-
NATO-ja uron 28 Nëntorin: Bashkohuni për të festuar me aleatin tonë
-
Maqedonci: Kërcënimet për paqen po rriten, Kosova e Shqipëria të jenë bashkë si kurrë më parë
-
Çka thotë komentatori kroat për festën me shqiponjë të Hoxhës dhe spanjollit Domingues