Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, do të paraqitet të shtunën mbrëma në ngjarjen e UFC-së në Beograd.
Buzukja, që jeton në SHBA, do të përballet me Bogdan Grad.
Të premten gjatë ceremonisë së matjes zyrtare, Buzukja ka formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrenare.
Buzukja në Instagram ka publikuar në storie momentin e shqiponjës.

Për këtë kanë shkruar mediume të shumta në Serbi. Shumica prej tyre e kanë vlerësuar provokim.
Edhe
Buzukja thotë se nuk e kishte dorëzuar luftën
Ndërkaq në një video tjetër ka treguar se është pritur me fishkëllima. Ai e ka pranuar se ka presion, por se është zotuar se do të japë gjithçka për të fituar. Ka thënë po ashtu se është koha për sport dhe bashkim.
Buzukja ka 12 fitore e gjashtë humbje në MMA. Ndërkohë në UFC, që është seria kryesore e Arteve Marciale të Përziera, ka një fitore nga pesë duele.