Bogdan Grad ka mposhtur shqiptarin Dennis Buzukja në ngjarjen e UFC-së që u mbajt sot në Beograd, pas një paraqitjeje dominuese, por përfundimi i meçit ka shkaktuar polemika.
Austriaku me nënshtetësi, Grad, dominoi pjesën më të madhe të duelit falë lojës së fortë në tokë dhe kontrollit ndaj kundërshtarit. Në rundin e dytë, ai e neutralizoi Buzukjën me shtrëngim në qafë, duke e detyruar gjyqtarin Jason Herzog ta ndërpriste luftën në minutën 4:43.
Menjëherë pas ndërprerjes, Buzukja, që jeton në SHBA, u ngrit në këmbë dhe protestoi, duke pretenduar se nuk kishte bërë ‘tap out’, pra nuk ishte dorëzuar.
Megjithatë, siç shkruan “Mmajunkie”, pamjet e përsëritura treguan se shqiptari kishte bërë lëvizjen e dorëzimit, duke konfirmuar vendimin e gjyqtarit dhe fitoren e Gradit.
Salla ku po mbahet ngjarja në kryeqytetin e Serbisë shpërtheu në festë pas fitores së Gradit, pasi një ditë më parë, Buzukja gjatë matjeve zyrtare e bëri shqiponjën dykrenare.
VIDEO:
The controversial submission ending as Bogdan Grad tries to finish the arm triangle!
Dennis Buzukja protests right away and he may have a case.#UFCBelgrade
pic.twitter.com/h6MLo7M9Ru— Consensus Score (@ConsensusScore) August 1, 2026
Pas meçit, Grad komentoi polemikat, duke thënë se kundërshtari ka të drejtë të paraqesë ankesë zyrtare nëse mendon se vendimi ishte i gabuar.
“Mendoj se ai mund të bëjë ankesë zyrtare, ekziston një procedurë për këtë. Unë nuk e ndjeva dorëzimin, por gjyqtari ishte aty. Gjyqtarët dhe të gjithë zyrtarët këtu janë profesionistë, prandaj u besoj vendimeve të tyre”, deklaroi Grad në intervistën pas luftës.
VIDEO:
Dennis Buzukja TAPPED... then instantly started arguing after the ref stopped the fight. 😳👀
(via @ufc)#UFCBelgrade pic.twitter.com/GTcCC6MPc6— Mma Takes (@mmatakesclips) August 1, 2026
Me këtë fitore, Bogdan Grad regjistroi triumfin e dytë nga katër paraqitje në UFC, ndërsa Dennis Buzukja pësoi humbjen e pestë në gjashtë paraqitjet në serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.
Ndërkohë në MMA, Gradi ka rekord 16 fitore e katër humbje, kurse Buzukja ka 12 fitore e shtatë humbje.
Buzukja thotë se nuk e kishte dorëzuar luftën
Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit për ndërprerje të luftës kundër Bogdan Grad, rumunin që e përfaqëson Austrinë.
Buzukja e humbi luftën nga Grad në ngjarjen e UFC-së të mbajtur në Beograd të Serbisë.
Buzukja është i lindur në SHBA dhe përfaqëson SHBA-në. Por është shqiptar.
Në rundin e dytë Grad e neutralizoi Buzukjën me shtrëngim në qafë, duke e detyruar gjyqtarin Jason Herzog ta ndërpriste luftën në minutën 4:43.
Por Buzukja insiston se nuk e kishte dorëzuar luftën.
“Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë e vërtetë dhe hyra në ring për të fituar ose për të vdekur. Nuk e kuptoj si u ndërpre dhe mu rrëmbye fitorja në atë mënyrë, pa dhënë asnjë shenjë dorëzimi. Por, sido që të jetë, gjithçka është vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim, Bogdanin. Nuk e kuptoj si e ndërpreu gjyqtari ndeshjen apo pse mendoi se u dorëzova, kur kapja nuk ishte e fortë dhe kishin mbetur edhe 10 sekonda. Nuk di çfarë të bëj apo çfarë drejtimi të marr tani, por dua thjesht t’i falënderoj të gjithë. Jam shumë i dëshpëruar dhe mendoj se do të kishte qenë një raund i tretë fantastik, por kjo është jeta”, ka shkruar Buzukja në rrjetet sociale pas luftës me Gradin në Beograd.