Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai ka theksuar nevojën që Kosovës dhe Shqipëria të jenë pranë njëra-tjetër, siç ka thënë si kurrë më parë.
“Në një botë ku kërcënimet për paqen dhe sigurinë po rriten, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë, për të mbrojtur vlerat, identitetin dhe ëndrrën e përbashkët të kombit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se 28 Nëntori, është dita që “na bashkon me rrënjët, me gjakun dhe me historinë e lavdishme të kombit tonë”.
“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë betejat e Skënderbeut në Krujë, momentin e shenjtë të ngritjes së flamurit në Vlorë, lindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarje që nuk janë vetëm histori, por pjesë e shpirtit tonë kombëtar. Nga Prekazi, ku u shkrua një nga kapitujt më të dhimbshëm e më të ndritur të lirisë, e deri te forca jonë e sotme, pasardhëse e UÇK-së, rrugëtimi ynë jetësor udhëhiqet nga amaneti: ta duam këtë tokë, ta mbrojmë këtë flamur dhe të mos harrojmë kurrë sakrificat që na sollën deri këtu”, ka shkruar Maqedonci.
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
113 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. ...-
Mesazhe bashkimi në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar
-
Maqedonci: Kosova e gatshme t’u ofrojë mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi për zjarret
-
Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë
-
Maqedonci: Kosova është e sigurt e FSK-ja çdo ditë më e fortë
-
Maqedonci kthehet në kohë, nga ushtar i UÇK-së në ministër të Mbrojtjes