Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Serbia e bën për spital missin e saj pasi bëri “shqiponjën”

Miss Serbia, Valentina Petroviq, ka kaluar natën e kaluar në spital, pasi i ka rënë të fikët. Ajo në javët e fundit është “kryqëzuar” nga mediat serbe, por edhe në rrjetet sociale, pasi në ngjarjen Miss Intercontinental, që u mbajt në Egjipt, në shoqëri me misset nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria bënë foto duke bërë shqiponjën dy krenare me duar.

Kjo mjaftoi që ndaj saj të nis fushatë e egër e linçuese. Në fakt, vajzat bënë foto edhe me 3 gishtërinj, simbol serb.

“Nëna e saj më nisi një mesazh që Valentina tashmë ka dal nga spitali. Valentina dëshiron të jetë pak vetëm dhe t’i kthehet psikologjisë, të cilën e studion”, ka thënë Vesna da Vinça nga kompania që përfaqëson modelen serbe, përcjell b92. “Ajo po vuan pasojat e stresit që kaloi këto ditë”.

Valentina Petroviq pas fotos me shqiponjë, kërkoi falje publike, por as kjo nuk mjaftoi që t’i shpëtoi presionit në Serbi, të cilën e kanë shpallur edhe tradhtare.