Në festën e lojtarëve të Kosovës pas sigurimit të finales së plejofit, nuk ka pasur se si të mungojë edhe flamuri kombëtar, krahas atij të shtetit të Kosovës.
Dhe kjo u ka penguar mediave serbe.
“Çka kërkon flamuri i Shqipërisë në mes të festës të së ashtuquajturës Kosovë?”, është titulli i shkrimit të mediumit serb “Blic”. Ky medium, që si shumica e mediave tjera serbe ka qëndrim të qartë anti-shqiptar e anti-Kosovë, e ka quajtur “skandal” shfaqjen e flamurit shqiptar gjatë festës së zjarrtë në Bratislavë.
Në fakt Stadiumi Nacional i Sllovakisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe flamuj të Kosovës.
Të gjitha mediat serbe kanë shkruar për suksesin historik të Kosovës, të cilën vazhdimisht e kanë paraqitur si “e ashtuquajtura”.
“Tifozët e të ashtuquajturës Kosovës kanë brohoritur UÇK atje ku nuk i njohin: Për këtë duhet të dënohen”, është një titull tjetër qesharak, këtë herë i mediumit “Mondo”.
Edhe
Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë
“Skena të turpshme në Bratislavë: Shqiptarët nga Kosova kanë kënduar atë që nuk bënë – DUHET TË DËNOHEN”, ka shkruar faqja e sportit e gazetës serbe “Republika”.
Mediumeve serbe u ka penguar edhe festa me shqiponjë e Arbër Hoxhës pas golit në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë në Varshavë.