Tabloidet e Serbisë nuk janë duruar as në natën finale të “Eurovisionit”. U ka penguar shqiponja që ka bërë Beatriçe Gjergji e cila bashkë me Kolë Lacajn si “Shkodra elektronike” me “Zjerm” kanë përfaqësuar “Shqipërinë” në edicionin e 69-të të Garës Evropiane të Këngës, ku Austria mori trofeun.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë tronditi gjatë finales së ‘Eurovisionit’ kur provokoi në transmetimin live gjatë natës finale dhe bëri shqiponjën dykrenare, e cila është simboli i Shqipërisë së Madhe”, ka shkruar “Kurir”. Sipas këtij tabloidi një gjest i tillë i ka kushtuar Shqipërisë me votat e publikut dhe ka humbur simpatinë që ka pasur.
Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta
Artikuj të ngjashëm
-
Kënga e Shqipërisë pëlqehet në Serbi, tabloidet “zbulojnë” skandalin
-
CNN: “Zjerm” e Shqipërisë, kënga më e mirë e “Eurovisionit”
-
“Zjerm” shndrit Shqipërinë drejt finales së “Eurovisionit”
-
Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër
-
Xhaka e Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare, deklarohet federata zvicerane