Modelja australiane, Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj, Evan Spiegel, CEO i rrjetit social Snapchat, kanë treguar se janë shumë të rreptë sa i përket kohës që fëmijët e tyre kalojnë para ekraneve.
Në një intervistë për podcastin The Skinny Confidential Him and Her Show, 42-vjeçarja ka treguar se burri i saj mban qëndrim të fortë ndaj përdorimit të pajisjeve teknologjike nga fëmijët e tyre Hart (7 vjeç), Myles (6 vjeç) dhe Pierre (19 muajsh).
“Burri im është shumë kundër ekraneve për fëmijët e vegjël, sepse kështu është rritur edhe ai”, ka thënë Kerr, ka raportuar FemaleFirst.
Megjithatë, çifti ka arritur një kompromis për djemtë më të mëdhenj.
“I thashë atij: ‘Diçka që më duket e këndshme është ndonjë fundjavë apo rast i veçantë, të shtrihemi të gjithë së bashku dhe të shikojmë një film, me gjashtëvjeçarin, shtatëvjeçarin dhe ndoshta edhe adoleshentin (djalin tjetër të Mirandës), nëse dëshiron të na bashkohet’ Dhe ai më tha: ‘Në rregull, por jo çdo fundjavë’”, ka treguar Kerr me humor.
Modelja ka edhe një djalë tjetër, Flynn (14 vjeç), nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Orlando Bloom, dhe për të vlejnë rregulla të ndryshme.
“Llogaria e tij në Snapchat është mënyra e vetme si ai komunikon me shokët e tij. Ata nuk dërgojnë mesazhe, vetëm i dërgojnë ‘Snap-e’ njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës”, ka thënë Kerr.
Ish-modelja e brendit te njohur të veshjeve te brendshme “Victoria’s Secret” vlerëson faktin që platforma e bashkëshortit të saj ofron mjete edukative si Family Center, që u mëson fëmijëve rreziqet e internetit.
“E shikon bashkë me ta, dhe videoja shpjegon në mënyrë të thjeshtë çfarë mund të shkojë keq, si ta parandalosh dhe kur të kërkosh ndihmë nëse diçka nuk duket mirë. Kështu e bëjmë ne në shtëpinë tonë”, ka thënë tutje ylli.
Ndërkohë, modelja ka treguar se së fundmi ka kontaktuar me këngëtaren, Katy Perry pas fluturimit të shumëpërfolur në hapësirë që këngëtarja bëri më herët këtë vit.
Kerr, e cila është ish-bashkëshortja e Orlando Bloom, ish-partnerit të Perryt, ka thënë për emisionin Today With Jenna and Friends se e ka njoftuar këngëtaren se si ndihet.
“Folëm dhe e pyeta: ‘Si ndihesh?’ Ajo ishte shtrirë dhe më tha: ‘Wow, ishte përvojë e fortë.’ I thashë: ‘Vetëm doja të sigurohesha që je mirë. Jam e lumtur që je mirë’. Unë e adhuroj atë”, ka treguar Kerr.