Showbiz

Mile Teller: Kur punoj me regjisorë të rinj përpiqem shumë ta tregoj veten

Miles Teller

Aktori 38-vjeçar, i cili është shndërruar në një yll të madh të Hollywoodit me role si ai në “Top Gun: Maverick”, thotë se ende ndihet i detyruar të dëshmojë veten sa herë punon me regjisorë të rinj.

Duke folur për “Collider”, Miles Teller u shpreh: “Ditën e parë të xhirimeve, nëse nuk kam punuar më parë me atë regjisor apo me ata producentë… dua t’ua tregoj: unë mund ta mbaj gjithë filmin. Jam shumë i përgatitur. Dhe pastaj duhet t’i kujtoj vetes se mjafton të luaj të vërtetën e kësaj skene të vetme. S’ke nevojë të tregosh të gjitha ngjyrat njëherësh. Por ditët e para në çdo film ndihem sikur nuk do të dalë asgjë mirë ose jo se do ta prish, por se a jam përgatitur aq sa duhet? Ajo ndjesi nuk largohet kurrë.”

Teller ka shërbyer edhe si producent ekzekutiv në filma si “The Gorge dhe Eternity”, dhe thotë se e pëlqen shumë fazën e zhvillimit të projekteve.

 “Tani jam në atë pikë ku përfshihem herët në projekte. Nëse punoj për diçka, jam i apasionuar pas saj. Nëse mund të ndihmoj të bashkoj pjesët, të gjej pak financim, është fantastike. Së shpejti do të ketë të paktën një ose dy projekte ku do të jem producent me “P” të madhe, dhe për këto jam vërtet i entuziazmuar. Më pëlqen të mbështes projekte dhe regjisorë. Është një pozicion shumë i mirë”, ka thënë ai.

Teller luan rolin e Larry Cutler në komedinë romantike Eternity, që fokusohet te zgjedhja e Joan-it (Elizabeth Olsen) nëse do të kalojë përjetësinë në botën e përtejme me Larryn, apo me dashurinë e saj të parë, Luke (Callum Turner), i cili ka vdekur gjatë luftës. Ai shpjegoi se pikërisht ndikimi emocional i filmit e tërhoqi drejt këtij projekti.

“Unë gjithmonë prirem kah projektet që më prekin emocionalisht. Ndjeva shumë për Larryn dhe këtë çift teksa lexoja skenarin. Kishte kohë që s’kisha bërë komedi… Kjo ishte shumë e fokusuar te personazhet. Dhe mendoj se komeditë romantike, kur bëhen mirë, i japin audiencës gjithçka të bëjnë të qeshësh, ndoshta edhe të qash. Ky nuk është film i ndërtuar nga një varg ‘one-liners’. Sigurisht që ekziston edhe versioni më qesharak i këtij filmi por ne nuk ishim të interesuar për atë qasje.”