“Digger” është filmi i ri i regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, Alejandro G. Iñárritu, i përshkruar si një “komedi me përmasa katastrofike” që ndërthur satirën e zezë, dramën dhe situata sociale.
Projekti vjen si bashkëprodhim mes tri shteteve, Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Meksikës, dhe në rolin kryesor e sjell yllin e Hollywoodit, Tom Cruise.
Në film, Tom Cruise e portretizon miliarderin ekscentrik, Digger Rockwell. Historia fokusohet në njeriun më të fuqishëm në Tokë ndërsa ai niset në një mision të ethshëm për të provuar se është shpëtimtari i njerëzimit, përpara se një katastrofë mjedisore dhe globale – e shkaktuar prej tij – të shkatërrojë gjithçka.
Kasta e aktorëve plotësohet edhe me emra tjerë të njohur si, Riz Ahmed, John Goodman, Sandra Hüller, Michael Stuhlbarg dhe Jesse Plemons.
“Digger” lansohet nëpër kinematë botërore më 2 tetor të këtij viti.
-
Premiera mbretërore e filmit “Digger”, me yllin Tom Cruise
-
Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger”
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
Tom Cruise thotë se e shkurtoi ndjeshëm kohën për transformimin në “Digger”
-
Tom Cruise: AI-ja s’do t’i japë fund kinemasë, njerëzit duan të shohin gjëra reale