Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij

Tom Cruise

Tom Cruise

Aktori i mirënjohur, Tom Cruise, ka lënë pa fjalë fansat me transformimin e tij drastik në filmin e ri “Digger”, duke bërë që shumë prej tyre të besojnë se kjo mund t’i sjellë më në fund çmimin e parë “Oscar”, ka shkruar The Independent.

Aktori 64-vjeçar luan miliarderin e industrisë së naftës Digger Rockwell, i cili përpiqet të shpëtojë njerëzimin nga katastrofa mjedisore që vetë e ka shkaktuar. Për këtë rol, Cruise është shndërruar plotësisht falë protezave në fytyrë dhe trup, ndërsa shfaqet më i moshuar, më i rëndë dhe me flokë të thinjur.

Traileri i filmit “Digger”:
 

Pas publikimit të trailerit të parë, rrjetet sociale u mbushën me komente.

“Është frymëzuese të shohësh dikë që nuk ka më asgjë për të provuar, por vazhdon të sfidojë veten. Tom Cruise duket krejtësisht i panjohshëm. Gjithçka, zëri, mënyra e interpretimit dhe prania në ekran, është ndryshe”, ka shkruar një komentues.

Edhe Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger” Showbiz Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger”

Një tjetër shkroi se “Nuk mund të më bindni se ai është Tom Cruise”

Ndërsa një fans tjetër komentoi duke thënë se nuk e ka njohur në fillim.

“As nuk e njoha. Ky është një rol krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim”, ka shkruar fansi.

Të tjerë vlerësuan guximin e aktorit për të lënë mënjanë rolet e mbushura me aksion.

“Më në fund, një film ku marifeti më i rrezikshëm i Tom Cruise është aktrimi i pastër”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Edhe “Digger” bashkon dyshen Alejandro González Iñárritu dhe Tom Cruise Showbiz “Digger” bashkon dyshen Alejandro González Iñárritu dhe Tom Cruise

Shumë fansa besojnë se interpretimi në “Digger” mund t’i sigurojë Cruiset nominimin, madje edhe “Oscarin” e parë në karrierën e tij.

Filmi, me regji të Alejandro González Iñárritu, do të dalë në kinema më 2 tetor dhe në kast bëjnë pjesë edhe Jesse Plemons, Riz Ahmed, Sandra Hüller dhe Emma D’Arcy.