Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet vajza e Eminemit

Eminem me Hailin

Eminem me Hailin

Haili Jade Scott, vajza e reperit të njohur amerikan, Eminem, është martuar me partnerin e saj të kamotshëm Evan McClintock, në një ceremoni private.

Eminem duke vallëzuar me vajzën e tij Haili

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe shokët e Eminemit, yjet si producenti Dr.Dre dhe këngëtari 50 Cent, shkruan The Independent.

Adhuruesit e reperit e mirëpritën lajmin, të cilin e konfirmoi 28-vjeçarja Haili përmes një postimi që bëri të hënën në rrjetin social Instagram.

“Zgjimi si gruaja e dikujt këtë javë. Nuk do të mund të kishim kërkuar për ndonjë vikend më të bukur a më të mirë. Na pikuan shumë, shumë lot gëzimi e të qeshurash që patëm dhe u ndie shumë dashuri. Evan e unë jemi mirënjohës ndaj të gjithë familjarëve e miqve që na mbështetën për këtë kapitull të ri në jetën tonë si burrë e grua”, ka shkruar Haili.

Eminem me vajzë Haili dhe dhëndrin Evan

Ceremonia dukej të ishte ngjarje modeste në Battle Creek të Michiganit, që u mbajt në Greencrest Manor, raportoi TMZ.