Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eminemi në lidhje me një shqiptare?

Eminem

Eminem

Foto: Associated Press

TMZ ka raportuar se reperi i njohur Eminem, është në lidhje të re romantike me stilisten e njohur të flokëve, Katrina Malota.

Sipas TMZ, Malota aktualisht jeton në Michigan, por mediat lokale kanë raportuar se origjina e saj është shqiptare.

Eminem dhe Malota, fotografi nga TMZ

Burime të afërta me artistin, kanë thënë për TMZ-në, se Malota ka punuar me Eminemin prej vitesh, duke u kujdesur për flokët dhe pamjen e tij në videoklipe muzikore dhe sesione fotografish.

Kur nuk është me krijuesin e hititit të mirënjohur “Lose Yourself”, ajo punon si parukiere në një sallon në Birmingham, Michigan.

Kaltrina Malota

Nuk dihet ende sa kohë kanë që janë bashkë.

Në faqen e saj zyrtare, Malota tregon se ka punuar edhe me emra të njohur të industrisë së showbizit, si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.

Edhe Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes Showbiz 1 o. më parë Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes

Ndërsa në profilin e saj në rrjetin social Facebook thuhet se ajo është nga Motor City (Detroit), një gjë që e ka të përbashkët me reperin e “8 Mile”.

TMZ shkruan se kanë kontaktuar si me Malotan ashtu edhe me përfaqësuesin e Eminemit, por “deri tani nuk ka pasur përgjigje”.

Ylli ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, me të cilën është martuar e divorcuar dy herë, ndërkohë që bashkë kanë tre fëmijë.

Eminem dhe Kim Scott