Vajza e reperit Eminem, Alaina Scott, është martuar të premten e kaluar me Matt Moeller, partnerin e saj që një kohë të gjatë, në Detroit.
Alaina, 30 vjeç, u shoqërua në altar nga motra e saj nga babai Hailie Jade Mathers. Hailie është vajza e Eminemit me ish-gruan e tij Kim Scott.
“9 qershor, 2023, thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime në këtë jetë dhe tjetrën”, ka shkruar Alaina në Instagam.
Alaina ka qenë në lidhje me Mattin që gati 10 vjet.
Nëna e Alainas është Dawn Scott, e cila vdiq në janar 2016.
