Showbiz

Margot Robbie dhe burri i saj s’e kalojnë asnjë moment larg njëri-tjetrit

Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Aktorja Margot Robbie dhe burri i saj Tom Ackerley i kalojnë “24 orë të ditës së bashku”. 

Producenti i filmit ka folur për martesën e tij me yllin e filmit “Barbie”, duke thënë se lidhja e tyre është “e qetë” dhe se nuk e kalojnë asnjë moment larg njëri-tjetrit.

Ai ka thënë për gazetën “The Times” se ata kanë kaluar “24 orë së bashku” dhe kur është pyetur për përzierjen e jetës personale dhe profesionale, ai ka shtuar: “Është e qetë. Nuk kemi momente të këqija. Jetët tona janë bërë një”.

Së bashku, Margot dhe Tom, 34-vjeçar, kanë krijuar filma duke e përshirë fituesin e Çmimit Academy “I, Tonya” dhe “Promising Young Woman”, si dhe filmin e mirënjohur “Barbie” në vitin 2023.

Kur është pyetur nëse çifti ka mosmarrëveshje ndonjëherë, Tomi ka thënë se e vetmja herë kur ata debatojnë është për biskotat e mbuluara me çokollatë. “Unë ndihem australian, Margot ndjehet britanike. Ne vetëm argumentojmë nëse Tim Tams ose Penguins (lloje çokollate) janë më të mira”, ka theksuar ai.

Margot ka thënë se çifti i kanë dy pasione të cilat i ndajnë dhe për të cilat punojnë. “Pasionet tona janë filmat dhe pijet. Dhe tani merremi me të dyja. Ndihem me fat që kam një burrë të tillë”, ka theksuar ajo.

Çifti është takuar në Belgjikë në vitin 2013, sa kanë qenë duke punuar në dramën “Suite Française” dhe janë martuar tre vjet më vonë në 2016-n.