Showbiz

Margot Robbie u dhuron nga një koktej të gjithë të pranishmëve në një restorant në Londër

Margot Robbie

Margot Robbie

Foto: Associated Press

Ylli i filmit “Barbie”, Margot Robbie, gjatë një dreke në restorantin australian “Bondi Green” në Londër, u dhuroi nga një koktej të preferuar të gjithë klientëve në sallën ku ndodhedhin më shumë se 100 persona.

Robbie ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Tom Ackerley, dhe miqve të afërt Josey McNamara, Regan Riskas dhe Charlie Maas, duke shijuar një drekë në kolltukët ikonikë me ngjyrë rozë në mes të restorantit, ka raportuar FemaleFirst.

Restorani "Bondi Green" në Londër

Ata shijuan ushqimin, ndërsa dielli ndriçonte jashtë, një drekë që u përshkrua si “shije e vërtetë e shtëpisë” për aktoren, e cila është rritur në Australi.

Thuhet se Robbie dhe miqtë e saj po drekonin gjithashtu me themeluesit e restorantit, australianët Prue Freeman dhe bashkëshortin e saj Tom Onions.

Por kulmi ndodhi në fund të drekës, kur Robbie, për të lënë një kujtim të veçantë, vendosi t'u dhurojë të gjithë të pranishmëve nga një koktej të bërë me brendin e saj të alkoolit “Papa Salt”.

Restorani "Bondi Green" në Londër

“Margot, bashkëshorti dhe miqtë e saj po kalonin një kohë të mrekullueshme dhe nuk po ngopeshin me kuzhinën klasike australiane që padyshim u kujtonte shtëpinë. Ata shijuan disa raunde koktejesh dhe pastaj Margot na dhuroi të gjithëve nga një koktej me brendin e saj, ‘Papa Salt’ me akull, pije të gazuar, një fetë të madhe portokalli të freskët dhe pak piper të zi”, ka thënë një nga klientët në atë moment.