Showbiz

Maluma ndalon performancën për ta qortuar një adhuruese që solli beben në koncert

Maluma

Maluma

Foto: Associated Press

Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, ka qortuar një adhuruese, që në koncertin e tij, solli me vete beben 1 vjeçe.

Në një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale, shihet këngëtari që ndalon performancën, dhe e pyet adhuruesen në fjalë sa vjeç është bebja, ndërkohë që ajo i tregon se është i vjeçe, ka raportuar ABC News.

“Jam baba dhe asnjëherë nuk do ta çoja fëmijën në koncert, ku decibelët e zërimit janë aq të lartë. Ajo bebe as që e din se çfarë po bën këtu. Herën tjetër vendosi mbrojtëse për veshë, a po diçka tjetër. Përnjëmend”, thotë 31 vjeçi.

VIDEO:

@gerudito

Aplausos a Maluma por regañar a esa señora! @Juan Luis 🙌🏼 #Maluma #regaño #mama

♬ sonido original - Gerudito

Maluma, i cili është baba i një vajze 1 vjeçe, të cilën e ka me partneren Susana Gomez, ka vazhduar ta qortojë adhuruesen duke i thënë se duhet të jetë më e përgjegjshme.

“Po e endë sikur të ishte lodër. Ajo bebe nuk dëshiron të jetë këtu, përnjëmend. Po të them me gjithë dashurin dhe respektin, tash që jam baba, nuk do ta sjellja asnjëherë në koncert. Prandaj, herën tjetër bëhu pak më e kujdesshme, a u bë?”, i ka thënë Maluma.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Prandalimin e Sëmundjeve(CDC), humbja e dëgjimit ndodh edhe te fëmijët edhe te të rriturit, e madje edhe para lindjes. Humbja e dëgjimit mund të ndodhe si pasojë e ekspozimit në zhurma të mëdha.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), gjithashtu vlerëson se mbi 1 miliard njerëz në mes të moshave 12 e 35 vjeçe rrezikojnë të humbin dëgjimin për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave të mëdha.

Për të parandaluar humbjen e dëgjimit, CDC rekomandon të shmangen vendet ku ka zhurmë tejet të madhe, nëse është e mundur, duhet përdorur mbrojtëse për vesh e të ulet zëri i sistemit të zërimit apo thjesht largimi nga zhurmat e mëdha.