Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

14-vjeçarja që dyshohet se u vra nga këngëtari D4vd kishte abortuar

Celeste Rivas Hernandez

Mesazhet e paraqitura në gjykatë mes këngëtarit D4vd dhe 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, për vrasjen e së cilës ai akuzohet, zbulojnë se e mitura kishte mbetur shtatzënë dhe kishte kryer abort para se të humbte jetën, shkruan BBC të shtunën. 

Bisedat u shfaqën gjatë seancës fillestar në Los Angeles, ku gjykatësi po shqyrton nëse këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, do të dalë në gjyq për vrasjen e të miturës.

Sipas prokurorisë, në qershor të vitit 2024, kur Celeste ishte vetëm 13 vjeçe dhe Burke 19, ajo i kishte shkruar: “Po sikur aborti i parë të mos ketë funksionuar?”

Prokurorët pretendojnë se Burke e vrau vajzën pasi ajo e kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e tyre dhe abuzimin seksual, gjë që, sipas tyre, do t’ia shkatërronte karrierën. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe abuzim seksual ndaj të miturës.

Në një tjetër shkëmbim mesazhesh nga janari i vitit 2024, Burke i kërkonte falje 14-vjeçares, duke i thënë se i vinte keq që e kishte “vënë në këtë situatë”.

Ajo iu përgjigj: “Asnjëri prej nesh nuk është në gjendje ta rrisë dhe të kujdeset për foshnjën. Është më mirë kështu, apo jo?”

Edhe 14-vjeçarja për vrasjen e të cilës akuzohet D4vd ka vdekur nga plagët me mjet të mprehtë Showbiz 3 muaj më parë 14-vjeçarja për vrasjen e të cilës akuzohet D4vd ka vdekur nga plagët me mjet të mprehtë

Më pas, Burke e pyeti: “Edhe diçka... Nëna ime gjithmonë më ka thënë ta bëj këtë pyetje nëse ndonjëherë gjendem në këtë situatë... Është i imi, apo jo?”

Celeste iu përgjigj: “Sigurisht që është i yti, David”.

Këto mesazhe u lexuan në sallën e gjyqit si pjesë e provave të paraqitura nga prokuroria.