Showbiz

Machine Gun Kelly thotë se ha ushqim vetëm disa herë në javë

Machine Gun Kelly

Machine Gun Kelly

Foto: Associated Press

Ylli i njohur Machine Gun Kelly ka treguar se ndjek një regjim ushqimor të pazakontë, ai ha shumë rrallë dhe mbështetet kryesisht te uji për energji.

Muzikanti 35-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka zbuluar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë se ushqimet janë të rralla në rutinën e tij të përditshme.
“Nuk ha shumë. Thjesht pi shumë ujë”, ka thënë ai në një video të publikuar nga HipHop-N-More në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.

Teksa konsumonte një hamburger gjatë transmetimit, Kelly ka shpjeguar se kjo ishte një përjashtim.
“E hëngra hamburgerin sepse jemi live, edhe është puna e shokut tim kjo, e kupton?”, ka thënë ai.

Ai ka pranuar se po të mos ishte për transmetimin, me shumë mundësi nuk do të kishte ngrënë fare atë natë.

“Ndoshta ujë”, është përgjigjur ai, kur u pyet se çfarë ha zakonisht për darkë.

Kur u pyet nëse ndonjëherë ndjehet i dobët nga mungesa e ushqimit, muzikanti tha se ha vetëm disa herë në javë.
“Po, ndonjëherë. Ha vetëm disa herë në javë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se vakti i tij i zakonshëm përbëhet nga supë me eshtra dhe lakër turshi
Sipas tij, këto përbërës janë të pasur me probiotikë, gjë që është e rëndësishme për organizmin kur pi vetëm ujë.
“Kur bën agjërime vetëm me ujë, gjëja e keqe është që vdesin edhe bakteret e mira në trup. Prandaj duhet t’i rikthesh me probiotikë”, ka thënë ai.

Përveç ujit, ai ka treguar se pi edhe lëng selinoje dhe ujë kokosi.

MGK u bë baba për herë të dytë këtë vit, kur aktorja Megan Fox solli në jetë vajzën e tyre, Saga Blade. Ai ka gjithashtu një vajzë tjetër, Cassie, 16 vjeçe, nga një marrëdhënie e mëparshme me Emma Cannon.

Duke folur për rolin e tij si prind, Kelly ka thënë për People se përpiqet të sjellë humor dhe muzikë në jetën e vajzës së porsalindur.
“Së fundmi i shkrova një ninullë. Megan është pjesë e klubit të pagjumësisë, pa diskutim. Unë kam qenë duke udhëtuar pak për performanca, dhe në netët kur nuk jam aty, po, shtyp butonin e 'snooze'-it një milion herë për të fjetur pak më shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gratë e përballojnë pjesën më të vështirë të kujdesit për të porsalindurin.

“Por unë sjell muzikë, të qeshura, dhe çfarëdo që mund të bëj për ta bërë të buzëqeshë dhe ta prezantoj me botën me dashuri”, ka thënë ndër të tjera muzikanti.